Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Inter fiton lehtë dhe shkon në pushim me avantazh të madh

Inter fiton lehtë dhe shkon në pushim me avantazh të madh
Foto: telesport.al

Interi po udhëheq 2-0 ndaj Como-s në “San Siro” pas 45 minutave të para, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Serie A. Zikaltrit e gjetën avantazhin që në minutën e 12-të. Pas një aksioni të bukur dhe depërtimit të Marcus Thuram brenda zonës, ky i fundit i kaloi topin Djed Spence, anglezi asistoi për Francesco Pio Esposito, i cili e kishte të lehtë ta shtynte topin në rrjetë.

Në minutën e 19-të, një tjetër kundërsulm i shpejtë i zikaltërve u finalizua me sukses nga Marcus Thuram. Ai përfitoi nga një mungesë vëmendjeje e mbrojtjes së Como-s dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Pjesa e parë, e dominuar tërësisht nga Interi, përfundoi 2-0 për zikaltrit.

SHIKOGOLAT

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha