Sfida e parafundit të javës së 11-të në Abissnet Superiore mes Dinamos dhe Skëndërbeut mbaroi 0-2 në favor të korçarëve. Ndeshja u luajt në Korçë, edhe pse ekipi kryeqytetas ishte pritës. Kjo ndodhi për shkak të një marrëveshjeje mes skuadrave, të cilat kishin ndërruar stadiumet në ndeshjen e tyre të fazës së parë.
Gjysma e parë pa gola
Rasti i parë i rrezikshëm erdhi në minutën e 19-të. Pas një kombinimi të bukur mes Charles Bismark dhe Saleh Nasr, egjiptiani goditi në fund pjesën e jashtme të shtyllës së portës së mbrojtur nga Aldo Teqja. Pjesa e parë përfundoi 0-0. SHIKORASTIN
Golat dhe vendimet e diskutueshme
Në minutën e 56-të, Skënderbeu gjeti golin me Saleh Nasr, por goli u anulua për pozicion jashtë loje të Bismark. Vendimi i arbitrit dhe i VAR-it shkaktoi shumë pakënaqësi te korçarët.
Në minutën e 61-të, Florenc Farruku u pengua në zonë nga portieri i Skënderbeut, Ilir Dobjani, dhe arbitri dha penallti për “Blutë”. Bruno Dita goditi, por Dobjani e ndaloi shutin. SHIKOPENALLTINE
Në minutën e 67-të, Bismark u pengua në zonën e Dinamos. VAR ndërhyri dhe arbitri dha penallti. Saleh Nasr goditi dhe topi përfundoi në rrjetë. SHIKOGOLIN
Fitorja e Skënderbeut
Në minutën e 85-të, Bismark nuk gaboi para portës dhe vulosi fitoren e Skënderbeut me golin e tij. Skënderbeu fitoi 0-2 dhe u ngjit në vendin e pestë me 15 pikë. Dinamo mbeti në vendin e tretë me 17 pikë. SHIKOGOLIN2
Burimi: telesport.al










