Kryebashkiaku Veliaj ka renditur disa nga punët e realizuara gjatë ditëve të fundit nga Bashkia Tiranë, duke nisur nga 1800 kredi të buta për familjet e kryeqytetit, për të cilat shprehet krenar, te punimet për shkollën e re në Astir dhe parkingu te Pazari i ri.
Puna vazhdon edhe pas arrestimit
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej shkurtit të vitit 2025, ka deklaruar se pavarësisht vështirësive, puna në Bashkinë Tiranë nuk ndalet.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj thekson se java e kaluar tregoi se aty ku ka vullnet, ka edhe zgjidhje.
Kreditë, shkolla dhe parkingu
Puna nuk ndalet në Tiranë dhe java që sapo mbyllëm na tregoi se aty ku ka vullnet, ka edhe zgjidhje.
Jam krenar që ia dolëm të jepnim 1800 kredi të buta për familjet e Tiranës, të ecim me punimet në shkollën e re në Astir, që do të jetë gati për vitin tjetër shkollor, dhe parkingun e ri te Pazari i Ri, e plot punë të tjera për qytetin.
Burimi: shqiptarja.com










