Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Institucioni i përkujdesjes në Korçë bëhet Qendër për Mbështetjen e Fëmijës dhe Familjes

Institucioni i përkujdesjes në Korçë bëhet Qendër për Mbështetjen e Fëmijës dhe Familjes
Foto: shqiptarja.com

Me mbështetjen e UNICEF Shqipëri dhe partnerëve, institucioni i përkujdesjes rezidenciale në Bashkinë Korçë është transformuar në një Qendër për Mbështetjen e Fëmijës dhe Familjes, duke orientuar shërbimet nga kujdesi institucional drejt mbështetjes me bazë familjen dhe komunitetin.

Reforma e deinstitucionalizimit

Përmes reformës së deinstitucionalizimit dhe politikave të kujdesit alternativ, synohet ndërtimi i një sistemi që parandalon ndarjen e fëmijëve nga familjet, forcon kapacitetet prindërore dhe garanton një mjedis familjar të sigurt për çdo fëmijë.

Financimi nga Fondi Social

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, nëpërmjet mekanizmit të Fondit Social, ka financuar Bashkinë Korçë që prej vitit 2021. Deri në vitin 2026, vlera totale e financimit të akorduar për këtë shërbim arrin në 35,296,014 lekë, ndërsa mbështetja financiare vijon në masën 30% të vlerës fillestare të shërbimit.

Qëndrimi i ministres

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, tha se investimi për fëmijët është investim për të ardhmen dhe kërkoi që shembulli i Korçës të shtrihej në të gjithë Shqipërinë.

“Kemi që në 2018 që punohet për pjesën ligjore dhe unë sot jam e kënaqur që të miratohen të gjithë vendimet e Këshillit të Ministrave që përkthejnë këtë ligj në realitet. Mosha e fëmijërisë është ajo që tregon sesi do të jetë një njeri në të ardhmen. Nëse ne nuk investojmë te fëmijët, ne nuk kemi investuar për shoqërinë. Shembullin e Korçës ta çojmë në çdo qytet. Është projekti i vetëm që nuk lë pa mbështetje prindërore asnjë fëmijë”, tha mes të tjerash ministrja Spahiu.

Zgjerimi i shërbimeve për fëmijët me aftësi të kufizuara

Gjithashtu, gjatë vitit 2026, përmes Fondit Social është financuar edhe zgjerimi i shërbimeve për fëmijët me aftësi të kufizuara pranë SHMFF-së.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha