Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Homazhe për Arben Sejdiun në përvjetorin e rënies në Koshare

Homazhe për Arben Sejdiun në përvjetorin e rënies në Koshare
Foto: albeu.com

Me rastin e përvjetorit të rënies së veteranit Arben Sejdiu, familja dhe bashkëluftëtarët e tij kanë organizuar homazhe në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të tij për atdheun.

Njoftimi i bërë publik nga Fadil Hadergjonaj bën të ditur se homazhet do të zhvillohen sot, më 22 nëntor 2026, pranë varrit të Arben Sejdiut në Kompleksin Memorial “Koshare”.

Ceremonia fillon në orën 11:00. Familjarët, miqtë, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe vlerësuar Arben Sejdiun janë ftuar t’i bashkohen këtij nderimi.

“Lavdi jetës dhe veprës së Arbenit! Lavdi dëshmorëve, respekt dhe veteranëve të luftës!”, thuhet në mesazhin e publikuar.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha