Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Ekonomi

Ulen taksat mbi pagat, por a përfitojnë punëtorët?

Ulen taksat mbi pagat, por a përfitojnë punëtorët?
Foto: lajmifundit.al

Edvin Stefani, pedagog, beson se politika e qeverisë për të ulur barrën e taksave mbi pagën është një nismë pozitive.

Qeveria parashikon që pagat nga 200-300 mijë lekë në muaj të tatohen me 13%, nga 23% që është aktualisht. Sipas tij, efekti i kësaj politike mbetet ende i paqartë.

Ulen taksat mbi pagat, por a përfitojnë punëtorët?

Rreziku për punonjësit në sektorin privat

Në tregun vendas, marrëveshjet për pagën në sektorin privat kryhen me pagën neto. Prandaj, një politikë e tillë rrezikon të mos arrijë deri te punonjësi.

“Është një nismë fiskale, që vjen si pjesë e politikës që përfaqëson PS. Kush punon më shumë paguan më shumë. Por ne nuk kemi të dhëna se ulja me 10% e tatimit mbi pagën, nga 23% në 13%, u vjen punonjësve në administratën publike apo private.

Nëse punojnë në shtet, ata do ta ndjejnë efektin, pasi do t’u mbeten më shumë para në xhep. Por nëse punojnë në privat, rrezikon që ky avantazh të mbetet tek punëdhënësi”, tha Stefani.

Kritika ndaj normës 30%

Qeveria parashikon se rreth 30 mijë individë do të përfitojnë nga ulja e taksës. Ndërkohë, 1400 të tjerë do të paguajnë një normë tatimi prej 30%.

“Kjo është një kategori kryesisht në nivele drejtuese, që do të taksohet. Për mua, kjo politikë është e gabuar, pasi po taksojmë ata që duhen nxitur më shumë. Pra po taksohet suksesi në punë. Norma 30% konsiderohet e lartë”, tha Stefani.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha