Për shkak të pakënaqësisë me furnizimin me energji elektrike, sot në Prizren mbahet një protestë me kërkesën për përmirësimin e këtij shërbimi.
Protesta është thirrur nga kryetarët e bashkësive lokale të kësaj komune dhe do të fillojë në orën 11:00, para zyrave të KEDS-it në Prizren.
Në një njoftim, organizatorët u kanë bërë thirrje kryetarëve të bashkësive lokale dhe anëtarëve të tyre, të cilët përfaqësojnë fshatrat dhe lagjet e komunës, që t’i bashkohen protestës.
“Ftojmë të gjithë kryetarët e Bashkësive Lokale dhe anëtarët e tyre që përfaqësojnë fshatrat dhe lagjet e komunës sonë, të bashkohen në këtë protestë paqësore”, thuhet në njoftim.
Burimi: insajderi.org









