Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Protesta e studentëve të UP-së anulohet pas takimit me Këshillin Drejtues

Protesta e studentëve të UP-së anulohet pas takimit me Këshillin Drejtues
Foto: gazetaexpress.com

Protesta e paralajmëruar për sot në orën 11:30 para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës nuk do të mbahet.

Parlamenti Studentor i UP-së ka njoftuar se vendimi për anulimin e protestës vjen pas caktimit të një takimi me Këshillin Drejtues të Universitetit, ku do të diskutohen kërkesat e studentëve dhe thirrja e tyre për reflektim institucional.

Në njoftimin drejtuar mediave, Parlamenti Studentor ka shprehur pritjen që takimi të sjellë adresimin e kërkesave dhe ndërmarrjen e hapave konkretë për zgjidhjen e tyre.

Arsyet e protestës

Protesta ishte paralajmëruar në shenjë pakënaqësie ndaj rektorit Arben Hajrullahu dhe mosadresimit të kërkesave të studentëve.

Pakënaqësitë u shtuan pas bojkotit të mësimit në Fakultetin e Mjekësisë, për shkak të evidentimit të vijueshmërisë përmes kodeve QR, si dhe deklaratave të rektorit, të cilat studentët i cilësuan fyese dhe kërcënuese.

Kërkesat e studentëve

Studentët kanë kërkuar kërkimfalje dhe dorëheqjen e rektorit Hajrullahu. /RTK

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha