Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Reshjet e shiut prekin Kukësin, energjia elektrike ndërpritet në disa fshatra

Reshjet e shiut prekin Kukësin, energjia elektrike ndërpritet në disa fshatra
Foto: abcnews.al

Në të gjithë territorin e Qarkut Kukës ka rënë shi me intensitet të ulët.

Si pasojë e reshjeve, në disa segmente të rrugëve nacionale janë rënë gurë dhe inerte. Subjektet kontraktore po vazhdojnë punimet e pastrimit dhe mirëmbajtjes së akseve, me qëllim që qarkullimi të jetë normal.

Sipas informacionit të raportuar deri në orën 08:20, të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme.

Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk raportohen probleme të tjera.

Furnizimi me energji elektrike

Furnizimi me energji elektrike vazhdon në pjesën më të madhe të territorit, me përjashtim të disa zonave:

– Bashkia Kukës: Fshatrat Krenxë, Nangë dhe Bushat, Njësia Administrative Bicaj.

– Bashkia Has: Fshatrat Kishaj dhe Pogaj, Njësia Administrative Gjinaj, si dhe fshatrat Cahan dhe Mujaj, Njësia Administrative Qytet Krumë.

– Bashkia Tropojë: Fshatrat Pac dhe Berishë, Njësia Administrative Bytyç, si dhe Njësia Administrative Lekbibaj pjesërisht.

Furnizimi me ujë

Furnizimi me ujë të pijshëm në Qarkun Kukës vazhdon sipas orarit të përcaktuar nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Kukës (DRUK).

Situata vazhdon të monitorohet nga strukturat përgjegjëse.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha