Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Rama inaugurron sistemin e integruar të kontrollit në Qafë Thanë

Rama inaugurron sistemin e integruar të kontrollit në Qafë Thanë
Foto: abcnews.al

QAFË THANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku po zhvillohet ceremonia e inaugurimit të sistemit të ri të kontrollit kufitar.

Në këtë aktivitet është i pranishëm edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickocski.

Fjala e Ramës dhe synimet e reja

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ky transformim do të lehtësojë lëvizjen për miliona qytetarë që kalojnë në këtë pikë kufitare.

Kryeministri theksoi se synimi është shtrirja e këtij sistemi edhe në pikat e tjera kufitare, me qëllim përmirësimin dhe lehtësimin e procedurave të kalimit kufitar.

“Ky transformim do t’u vlejë miliona njerëzve që kalojnë në këtë doganë. Do të vijojmë edhe në pikat e tjera për të pasur të njëjtin sistem”, deklaroi Rama.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha