Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Mateos Pashaj, i akuzuar për vrasjen e një 17-vjeçari 16 vite më parë

Mateos Pashaj, i akuzuar për vrasjen e një 17-vjeçari 16 vite më parë
Foto: lajmifundit.al

Patosi u trondit mëngjesin e sotëm, pasi në banesën e 33-vjeçarit Mateos Pashaj u vendos lëndë plasëse. I riu, i vendosur në „arrest shtëpie“, ka njoftuar sallën operative se i është dëmtuar porta rrethuese e banesës, pas shpërthimit të tritolit.

Shpërthimi shihet si një kërcënim ndaj të riut, i cili është emër i njohur për policinë.

Dënimi i vitit 2010

Në vitin 2010, kur ishte vetëm 17 vjeç, ai është dënuar për vrasjen e 17-vjeçarit Daniel Rrapushi. Konflikti mes adoleshentëve kishte nisur për shkak të adresave në rrjetin social Facebook.

Daniel Rrapushi u qëllua me thikë në zemër, ndërsa shoku i tij, Rauf Bregu, mbeti i plagosur me thikë nga bashkëpunëtori i autorit.

Për ngjarjen u arrestuan katër adoleshentë, mes tyre edhe Mateos Pashaj, i cili në atë kohë ishte 17 vjeç. Ai kreu 5 vite burg, duke qenë se në kohën e kryerjes së veprës penale ishte i mitur.

Incidenti i vitit 2024

Ndërkohë, në vitin 2024, Pashaj është përfshirë në një tjetër incident, ku ka dhunuar një punonjës të sigurisë së burgut, për çka ndaj tij është caktuar masa e sigurisë „arrest në shtëpi“, nën akuzën e goditjes për shkak të detyrës.

Policia po vijon hetimet për të përcaktuar nëse shpërthimi në banesën e tij ka qenë i qëllimshëm dhe për të identifikuar personat që qëndrojnë pas këtij akti.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha