Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Jeton Sylaj del të enjten para gjykatës në rastin e Arlinda Zekajt

Jeton Sylaj del të enjten para gjykatës në rastin e Arlinda Zekajt
Foto: reporteri.al

Të enjten, më 12 nëntor, ish-bashkëshorti i të ndjerës Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, do të dalë para gjykatës nën dyshimet për veprën penale të kanosjes.

Megjithatë, përballja e tij me drejtësinë nuk do të jetë e hapur për mediat dhe opinionin publik, pasi gjykata ka marrë vendim që seanca dëgjimore të zhvillohet tërësisht me dyer të mbyllura.

Seanca e mbyllur për publikun

Kjo vendim është konfirmuar edhe nga gjykata, pa dhënë arsyetim pse seanca nuk do të jetë e hapur.

“Ju njoftojmë se seanca fillestare në çështjen penale ndaj të pandehurit J.S, është caktuar të mbahet me datë 12.11.2026, mirëpo e njëjta është e mbyllur për publikun.”

Aktakuza ndaj Sylajt

Më 23 tetor 2026, Prokuroria Themelore në Pejë ngriti aktakuzën ndaj Sylajt.

Ai akuzohet se e kishte rrahur e kërcënuar me vdekje Arlindën, para se të ndodhte vrasja makabre e saj me sëpatë nga kunati, vëllai i tij, Albert Sylaj.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha