Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Autoriteti i dosjeve dhe siguria kibernetike kërkojnë më shumë fonde

Autoriteti i dosjeve dhe siguria kibernetike kërkojnë më shumë fonde
Foto: lajmifundit.al

Shqipëria është përballur me një mesatare prej 81 tentativash sulmesh kibernetike në minutë gjatë 9 muajve të parë të vitit, për një total prej rreth 32 milionë tentativash.

Shifrat u bënë publike në Konferencën Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, ku zëvendëskryeministrja Albana Koçiu tha se rreth gjysma e sulmeve kanë pasur në shënjestër infrastrukturat kritike.

Investimet për mbrojtjen e sistemeve

Përballë rritjes së kërcënimeve, qeveria po përgjigjet me investime në forcimin e sistemeve mbrojtëse.

Kërcënimet e reja: videot e rreme dhe manipulimi

Krahas sulmeve tradicionale, një tjetër kërcënim janë videot e rreme dhe përdorimi i algoritmeve për krijimin e konfuzionit dhe manipulimin e informacionit.

Ndikimi në ekonomi

Ndërsa ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u ndal te ndikimi i sigurisë kibernetike në ekonomi. Ibrahimaj nënvizoi se edhe sektori privat duhet të rrisë investimet në sisteme të sigurta.

Ministria tha se sulmi kibernetik i vitit 2022 shërbeu duke e kthyer sigurinë kibernetike në një prioritet kombëtar dhe duke sjellë investime të shumta për forcimin e mbrojtjes së sistemeve.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha