Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Të ndryshme

Topin e kam unë, gjimnazistja shpërthen në lot në studio dhe i drejtohet Maznikut: Si nuk ju vjen turp, nuk jam e sigurt a ta vazhdoj jetën në Shqipëri

Topin e kam unë, gjimnazistja shpërthen në lot në studio dhe i drejtohet Maznikut: Si nuk ju vjen turp, nuk jam e sigurt a ta vazhdoj jetën në Shqipëri

Një nxënëse e gjimnazit nuk arriti t’i përmbajë lotët në studion e emisionit “Topin e kam unë”, kur foli për vështirësitë që përjetojnë të rinjtë në sistemin arsimor shqiptar dhe pasigurinë lidhur me të ardhmen e tyre.

Ajo shprehu shqetësim për mungesën e infrastrukturës në shkolla, problemet me vlerësimin e nxënësve dhe mungesën e mësuesve profesionistë.

Përballë pamundësisë ekonomike të familjes për të studiuar jashtë vendit, vajza e re tha se po mendon të largohet nga Shqipëria, njësoj si shumë bashkëmoshatarë të saj.

Gjimnazistja: Nuk jam e sigurt nëse duhet ta vazhdoj jetën time në Shqipëri. Nuk kemi infrastrukturë në shkollë. Shkojmë në shkollë dhe duhen para për të marrë notën që meritojmë. Mungojnë mësues profesionistë, pedagogë… familja ime nuk ka mundësi të bëjmë shkolla jashtë Shqipërisë.

Grida: Çfarë mendon se do të bësh?

Gjimnazistja: Do të iki jashtë shtetit si të gjithë.

Burimi: top-channel.tv

Të fundit Të gjitha