Një pjesëmarrës në protestë pa maskë, i cili gjendej në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deklaroi se tubimi vazhdon edhe tani.
Studenti me origjinë nga Durrësi theksoi se, edhe pse janë shpërndarë, do të riorganizohen sërish për të protestuar në mbrojtje të të drejtave të tyre.
-Nuk kemi ndonjë mesazh të veçantë, thjesht po njoftojmë se protesta është ende në vazhdim. Të rinjtë u shpërndanë, por do të bashkohemi përsëri.
-Për çfarë po protestoni?
-Për të drejtat tona.
Burimi: lajmifundit.al










