Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Elisa Spiropali zbardh arsyen e mungesës tre ditore

Elisa Spiropali zbardh arsyen e mungesës tre ditore

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë të ditur në mënyrë publike se faqja e saj zyrtare në rrjetin social Facebook është bllokuar.

Ky lajm vjen pak pas disa deklaratave dhe shkrimeve të saj kritike, ku ndër të tjera i ishte drejtuar hapur kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar të “hapë krahun” për të zgjidhur krizën politike në vend.

Nëpërmjet një mesazhi të postuar në profilin e saj zyrtar në Instagram, Spiropali konfirmoi mbylljen e faqes dhe sqaroi se po ndërmerren hapat teknikë me kompaninë Meta për ta rikthyer atë:

“Të dashur miq

Prej tre ditësh, faqja ime zyrtare në Facebook është e bllokuar. Po punojmë ngushtë me Meta-n që ta rikthejmë sa më shpejt.

Për të gjithë ju që keni tentuar të më shkruani, deri në njoftimin e radhës, mund të më kontaktoni drejtpërdrejt këtu në Instagram.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj!”

Burimi: sot.com.al

Të fundit Të gjitha