Kryeministri Edi Rama ka thirrur një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ndërsa ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka qenë e vetmja që nuk mori pjesë në këtë takim, sipas informacioneve të BalkanWeb.
Mungesa e saj vjen vetëm pak ditë pasi Spiropali i dërgoi një letër të hapur kryetarit të qeverisë, ku kërkonte një zgjidhje politike për krizën e shkaktuar nga protesta studentore, si dhe hapjen e rrugës për tejkalimin e kësaj situate.
Në mesazhin e saj, Spiropali i bëri thirrje Ramës të mos mbështetej pas shumicës parlamentare, duke theksuar domosdoshmërinë e përgjegjësisë politike dhe reflektimit përballë zhvillimeve në vend.
Sot, ndërkohë që Rama mblodhi deputetët socialistë, Spiropali nuk ishte e pranishme, një zhvillim që vjen pas qëndrimit të saj publik ndaj kryeministrit dhe kërkesës për një zgjidhje politike të krizës.
Mbetet të shihet nëse deputetja socialiste do ta vazhdojë më tej qëndrimin e saj, ndërsa më parë ka prezantuar edhe një platformë me synim hapjen dhe përmirësimin e PS-së.
Burimi: gazetashqiptare.al









