Modelja australiane Sahara Ray, e cila në vitin 2016 u përfol për një lidhje me këngëtarin Justin Bieber, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare.
Sipas raportimeve të mediave, dyshohet se ajo vdiq si pasojë e një mbidoze me fentanil, vetëm pak muaj pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Sipas Daily Mail, modelja u transportua me urgjencë drejt një spitali në Los Angeles, ku u mbajt në aparatura.
Sahara
Të afërmit e saj morën vendimin e vështirë për ta shkëputur nga aparaturat të dielën, raportoi gazeta britanike.
Nëna e saj, Gretchen Bach, e kujtoi Saharan si një grua të re plot pasion dhe dashuri për familjen, modën, vajzën e saj Snow dhe sërfin.
Ajo shprehu gjithashtu mirënjohje për të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në këtë periudhë të vështirë.
Përveç karrierës në modeling, Sahara kishte folur hapur edhe për problemet e saj shëndetësore.
Sahara
Në prill të vitit 2024, ajo bëri të ditur se vuante nga sindroma Guillain-Barre, një sëmundje e rrallë autoimune që prek nervat periferikë.
Sipas asaj që kishte treguar vetë modelja, problemet shëndetësore nisën pas një aksidenti, kur u godit nga një makinë.
Gjendja i shkaktoi paralizë të pjesshme dhe e detyroi të përdorte karrocë me rrota për një periudhë.
Burimi: indeksonline.net









