Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Ky është revolucioni i të rinjve, Edlira Çepani kërkon shkrirjen e Parlamentit dhe dorëheqjen e disa ministrave

Ky është revolucioni i të rinjve, Edlira Çepani kërkon shkrirjen e Parlamentit dhe dorëheqjen e disa ministrave

Aktivistja Edlira Çepani, e cila ishte e ftuar në Prime News24 me Nisida Tufën, deklaroi se kjo është një lëvizje e të rinjve.

Çepani theksoi se presidenti duhet të qëndrojë mbi palët dhe të veprojë me përgjegjësi ligjore e morale.

Ajo bëri thirrje që Presidenti Bajram Begaj të dekretojë shpërndarjen e Parlamentit dhe t’i ulë palët në një tavolinë. Nëse Rama refuzon dorëheqjen, Çepani propozoi si zgjidhje largimin e disa ministrave nga kabineti, me qëllim që qeveria të futet në krizë.

Edlira Çepani: Ky është një revolucion i të rinjve. Janë djem dhe vajza të rinj që po kërkojnë të drejtat e tyre.

Zgjidhje ka shumë. Për shembull, parlamenti mund të shkrihet. Presidenti mund të vihet në lëvizje. Presidenti duhet t’i ulë palët në tavolinë dhe kjo është kompetencë si ligjore, ashtu edhe morale e kreut të shtetit. Kur kryeministri ftoi për dialog, duhej të ndalej dhuna.

Nëse kryeministri nuk jep dorëheqjen, disa ministra duhet të japin dorëheqjen, për të qetësuar situatën.

Burimi: www.balkanweb.com

Të fundit Të gjitha