Zana Krasniqi është një ish-fituese e titullit Miss Universe Kosova dhe një nga personazhet e mirënjohura të botës së bukurisë në vendin tonë.
Ajo ka qenë pjesëmarrëse në gara ndërkombëtare dhe ka punuar si modele në New York, ku ka bashkëpunuar edhe me fotografin e mirënjohur Fadil Berisha.
Në ditët e sotme, Zana jeton larg syrit të publikut dhe i përkushtohet jetës familjare. Ajo është bashkëshorte dhe nënë e tre fëmijëve, ndërsa në pamjet e saj vazhdon të mbajë karakteristikat që e dallonin gjatë karrierës si modele, shkruan “Kosovarja”.
Në vitet kur ishte aktive në industrinë e modës, Zana shpesh përqasej me aktoren Angelina Jolie për shkak të tipareve të saj. Edhe pse tani është larguar nga jeta publike, ajo mbetet një nga emrat që kujtohen nga skena e bukurisë në Kosovë.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









