Për ditën e mërkurë, moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe me diell gjatë mëngjesit, ndërsa rreth orës së drekës vranësirat do të shtohen gradualisht. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, këto vranësira parashikohet të sjellin shira lokalë, të cilët në disa momente dhe zona do të shfaqen në trajtë rrebeshesh të shkurtra, të shoqëruara me disa vetëtima dhe bubullima. Reshjet më të dendura pritet të ndodhin gjatë natës.
Duhet theksuar se do të ketë prani të pluhurit saharian, si rrjedhojë e të cilit, në zonat me reshje, shiu do të bjerë i përzier me baltë.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, por kryesisht nga juglindja, e cila në disa zona mund të jetë e fortë, me shpejtësi 15-40 km/h.
Temperaturat minimale do të variojnë nga 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale nga 19 deri në 23°C. /MeteoKosova/
Burimi: insajderi.org










