Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Pedagogët nuk mund të përfaqësohen nga vajza e Berishës në protestë, thotë Ibsen Elezi

Pedagogët nuk mund të përfaqësohen nga vajza e Berishës në protestë, thotë Ibsen Elezi

Ibsen Elezi ka dhënë komente mbi protestat dhe gjendjen politike në vend gjatë një interviste në emisionin “Ora e Njëmbëdhjetë”, në ABC News.

Duke iu referuar përfshirjes së pedagogëve në protestë, Elezi deklaroi se ata nuk duhet të përfaqësohen nga Argita Berisha, duke e konsideruar këtë si një dëmtim për ta.

Ai vuri në dukje se gjatë protestave me dinamikë të lartë mund të ndodhin edhe dukuri të padëshiruara, ndërsa theksoi se pronës private nuk duhet t’i vihet dorë.

Elezi u shpreh se studentët, sipas tij, qëndrojnë mbi këtë formë përfaqësimi, ndërsa përmendi edhe një ngjarje të disa ditëve më parë, kur Klevis Balliu përfundoi në Lanë.

“Të dalësh e të ekspozosh ata pedagogë me fytyrën e vajzës së Sali Berishës dhe dhëndrit është një njollosje. Studentët nuk duhet ta kishin pranuar këtë. Kur ka protesta të tilla me shumë dinamizëm ndodhin edhe dukuri të padëshiruara, dhe duhet të dinë se pronës private nuk duhet t’i vihet dorë.

Që këta pedagogë të përfaqësohen me fytyrën e vajzës së Sali Berishës është një dëm shumë i madh. Unë mendoj që studentët janë më lart. Para disa ditësh kujtojmë se Klevis Balliu përfundoi në Lanë dhe e kaloi “Lanën” me not, nuk e di se si iu ka shpëtuar. Studentët janë të qartë, kanë thënë nuk kemi kërkesa, por do shembin klasën politike”, tha ai.

/abcnews.al/

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha