Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim që të trajtohet protesta e studentëve dhe e të rinjve.
Në kërkesën e paraqitur, PD thekson se pjesëmarrësit në protestë kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, duke shprehur kundërshtimin ndaj mënyrës së qeverisjes dhe korrupsionit. Deputetët demokratë kanë shprehur shqetësim për aktet e dhunës që, sipas tyre, Policia e Shtetit ka ushtruar ndaj protestuesve, përfshirë të mitur, studentë dhe të rinj.
Ata kanë kritikuar gjithashtu anulimin e seancës plenare të kaluar pa njoftim paraprak dhe pa një shpjegim të arsyetuar. PD kërkon që seanca të mbahet brenda ditës ose, si alternativë, ditën e mërkurë, me qëllim diskutimin e situatës dhe kërkimin e përgjegjësisë institucionale për çdo shkelje të konstatuar.
Burimi: www.gazetatema.net










