Një pjesëmarrëse në protestë ka humbur ndjenjat gjatë tubimit që po mbahet përpara Ministrisë së Arsimit, pasi është ndjerë keq.
Ende nuk është bërë e ditur gjendja shëndetësore e protestueses, ndërsa incidenti ka ndodhur gjatë grumbullimit të studentëve, të cilët mbështeten nga pedagogë dhe qytetarë.
Kjo është dita e tetë e protestës kundër Ramës, ku studentët, pedagogët dhe qytetarët vazhdojnë të kërkojnë ndryshime dhe dorëheqjen e qeverisë.
Burimi: lajmifundit.al










