Policia e Tiranës ka vënë në pranga 33 persona dhe ka nisur procedimin penal për 41 të tjerë gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë.
Në mesin e të ndaluarve ndodhen 6 të mitur, përkatësisht të moshave 15 dhe 17 vjeç.
Komunikatë e Policisë
Pas veprimeve hetimore dhe procedurale të ndërmarra nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e organizuar dje:
Janë arrestuar në flagrancë 33 shtetas, konkretisht: Rr. C., 18 vjeç, L. S., 21 vjeç, D. D., 26 vjeç, E. B., 19 vjeç, E. T., 19 vjeç, E. G., 36 vjeç, A. A., 21 vjeç, A. H., 23 vjeç, O. Xh., 18 vjeç, E. H., 19 vjeç, Dh. H., 20 vjeç, A. R., 19 vjeç, T. T., 29 vjeç, A. L., 19 vjeç, A. B., 18 vjeç, B. T., 42 vjeç, D. L., 21 vjeç, F. M., 22 vjeç, G. B., 20 vjeç, L. M., 19 vjeç, Q. M., 22 vjeç, A. S., 20 vjeç, Y. I., 31 vjeç, F. L., 29 vjeç, K. P., 18 vjeç, M. M., 18 vjeç, A. B., 42 vjeç, si dhe 6 të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç.
Janë proceduar penalisht 41 shtetas.
Këta shtetas dyshohet se gjatë tubimit kanë hedhur gurë dhe objekte të tjera të forta në drejtim të efektivëve dhe mjeteve të Policisë, si dhe kanë shkatërruar me sende të forta dhe me zjarr koshat e mbeturinave dhe tabelat e sinjalistikës rrugore.
Si pasojë e sulmit dhe dhunës nga personat e maskuar dhe të dhunshëm gjatë tubimit të djeshëm, janë lënduar 7 punonjës policie.
Ndërkohë, theksojmë se gjatë 7 ditëve të protestave të dhunshme janë arrestuar 271 shtetas, nga të cilët 51 me precedentë penalë në fushën e vrasjes, plagosjes, armëmbajtjes pa leje, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, prostitucionit, shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, vjedhjes, mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve, mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme, goditjes/kundërshtimit/mosbindjes ndaj punonjësve të Policisë, si dhe në fushën e mjedisit dhe të qarkullimit rrugor.
Burimi: www.cna.al










