Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Sport

100 ditë në krye të Real Madrid, bilanc pozitiv për Mou-n, por Barcelona…

100 ditë në krye të Real Madrid, bilanc pozitiv për Mou-n, por Barcelona…

José Mourinho ka dhënë sinjalet e para pozitive që pas rikthimit te Real Madridi, klub që e solli me porosi nga Florentino Pérez për të rikthyer trofetë dhe për t’u përballur me Barcelonën e Lamine Yamal. Starti i tij është inkurajues: 9 fitore dhe vetëm 2 humbje në 11 takimet e para mes La Liga dhe Champions League, me një përqindje fitoresh prej 81%.

Në arenën europiane, Reali ka arritur të mposhtë Interin dhe Romën, ndërsa në “Bernabéu” ka fituar të gjashtë ndeshjet, duke shënuar 19 gola dhe duke pësuar vetëm 4. Barcelona, nga ana tjetër, vijon me pikë të plota. Mourinho ka sjellë sërish qetësi dhe rend në dhomat e zhveshjes, ndërsa skuadra po kalon një moment më të favorshëm edhe për sa i përket dëmtimeve. Courtois, Mbappé dhe Valverde duken të sigurt në formacion, por trajneri ende nuk e ka gjetur njëmbëdhjetëshen ideale.

Pika më e ndjeshme mbetet kthimi i Vinicius në formën e tij më të mirë. As Camavinga, Trent dhe Carreras nuk kanë dhënë garanci të plota. Jashtë fushës, Mourinho është përfshirë në polemikat rreth arbitrimit dhe në përplasjen institucionale me Barcelonën lidhur me çështjen “Negreira”. Tani, fitorja në “El Clásico” është vendimtare për të mos rrezikuar ecurinë në kampionat.

Burimi: www.balkanweb.com

Të fundit Të gjitha