Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Stuhia përfshin Elbasanin, fshatra në Përrenjas pa energji elektrike

Stuhia përfshin Elbasanin, fshatra në Përrenjas pa energji elektrike
Foto: euronews.al

Një stuhi e fortë shiu ka përfshirë pasditen e sotme qarkun e Elbasanit, ku reshjet kanë qenë me intensitet të lartë, në formën e rebeshëve.

Defekti në rrjet dhe ndërprerja e energjisë

Për shkak të kushteve të këqija atmosferike, është regjistruar një defekt në fiderin që furnizon me energji elektrike disa fshatra të Bashkisë Përrenjas, duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona.

Punimet e ekipeve në terren

Ndërkohë, ekipet e OSHEE-së janë angazhuar në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike për banorët e prekur.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha