Sonte (të martën), Barcelona do të përballet me Paris Saint-Germainin në “Parc des Princes”, në kuadër të Ligës së Kampionëve, mirëpo skuadra e Hansi Flickut do të dalë në fushë me një fanellë jo të zakonshme.
Katalunasit do të veshin fanellën portokalli të sezonit të kaluar, sipas kërkesës së UEFA-s dhe transmetuesit të ndeshjes, me qëllim që të shmangen problemet e dukshmërisë gjatë përballjes me kampionin francez.
Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, vendimi u mor pasi u vlerësua se të tri fanellat e Barcelonës për këtë sezon mund të shkaktonin konfuzion vizual gjatë ndeshjes.
Fanella e parë e katalunasve, me kombinimin e ngjyrave blu dhe të kuqe të errët, u përjashtua nga mundësitë, ashtu si edhe dy fanellat alternative.
Fanella e dytë, e cila kombinon ngjyrat e zeza dhe vjollcë, u konsiderua problematike për shkak të ngjashmërisë me ngjyrat e PSG-së. Ndërkohë, edhe ngjyra blu në fanellën e tretë të këtij sezoni u vlerësua se mund të krijonte vështirësi në dallimin e lojtarëve për shikuesit para ekraneve.
Për këtë arsye, Barcelona do t’i rikthehet fanellës portokalli të sezonit të kaluar, të cilën e kishte përdorur edhe gjatë një ndeshjeje miqësore parasezonale kundër Baselit.
Ajo paraqitje u kishte sjellë kujtime të mira katalunasve, të cilët kishin fituar me rezultat 5-2 në stadiumin “St. Jakob-Park”.
Burimi: insajderi.org









