Këngëtarja shqiptare e njohur në nivel global, Bebe Rexha, ka ngjallur interes të gjerë në platformat sociale përmes një kërkese të pazakontë që u ka drejtuar përcjellësve të saj.
Me anë të një klipi të postuar në TikTok, artistja u ka kërkuar ndihmë adhuruesve për të identifikuar një burrë me të cilin është fotografuar në një kabinë të quajtur “Missed Connections Booth”.
Kjo kabinë u mundëson njerëzve të bëjnë foto me individë që u kanë ngjallur interes, por me të cilët nuk kanë arritur të prezantohen, me shpresën se do t’i gjejnë më pas.
Në klipin e saj, Bebe Rexha ka shënuar:
“Të lutem, a mund ta gjejë dikush këtë burrë për mua! Keni 24 orë për të më kthyer një përgjigje”.
Këngëtarja nuk e ka fshehur interesin për të panjohurin, duke e përshkruar si simpatik dhe duke pranuar se i pëlqen.
Tani mbetet të shihet nëse përcjellësit e saj do të arrijnë ta gjejnë burrin misterioz brenda 24 orëve.
Duket se ajo ka vendosur t’u besojë adhuruesve misionin për të zbuluar identitetin e personit që i ka tërhequr vëmendjen.
Tani mbetet të shihet nëse përcjellësit e këngëtares do të arrijnë ta gjejnë burrin misterioz brenda 24 orëve. /Prive By LS
@beberexha @Missed Connections Booth ♬ original sound – Bebe Rexha
Burimi: privebruto.com










