Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Taulant Balla kërkon dialog të hapur mes qeverisë dhe studentëve, kërkesat e tyre duhet të dëgjohen

Taulant Balla kërkon dialog të hapur mes qeverisë dhe studentëve, kërkesat e tyre duhet të dëgjohen

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dhënë një deklaratë lidhur me protestat e studentëve, ku thekson rëndësinë e respektimit të të drejtës për të protestuar dhe domosdoshmërinë e dialogut me institucionet. Në reagimin e tij, Balla thekson se studentët kanë të drejtë të protestojnë, të kundërshtojnë qeverinë dhe të kërkojnë ndryshime, duke e konsideruar këtë si element thelbësor të demokracisë. Balla u bën thirrje autoriteteve qeveritare që të mbajnë të hapur komunikimin me studentët, përfshirë edhe diskutimin rreth angazhimeve të Paktit për Universitetin të vitit 2018, arritjet e deritanishme dhe çështjet që presin ende zgjidhje.

Postimi i plotë

STUDENTËT JANË E ARDHMJA E SHQIPËRISË

KËRKESAT E TYRE DUHET TË DËGJOHEN

Studentët kanë të drejtë të protestojnë, të kundërshtojnë qeverinë dhe të kërkojnë ndryshime.

Kjo është pjesë e demokracisë dhe duhet respektuar.
Shqetësimet për cilësinë e arsimit, kushtet e studimit, koston e jetesës, mundësitë ekonomike dhe strehimin janë çështje që kërkojnë vëmendje dhe përgjigje konkrete.

Qeveria ka përgjegjësinë të mbajë të hapur dialogun, përfshirë diskutimin mbi angazhimet e Paktit për Universitetin të vitit 2018, rezultatet e arritura dhe çështjet që mbeten për t’u adresuar.

Dialogu duhet të jetë një proces që prodhon zgjidhje, me përgjegjësi institucionale dhe afate të qarta.

Studentët janë partnerë në ndërtimin e së ardhmes. Dhuna nuk është rruga për ta ndërtuar atë

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha