Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Protesta e dhunshme, Balla: Më shumë policë të lënduar se protestues, të miturit të mos përdoren si mish për top

Protesta e dhunshme, Balla: Më shumë policë të lënduar se protestues, të miturit të mos përdoren si mish për top

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se shumica qeverisëse dënon aktet e dhunës që protestuesit kanë ushtruar ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit.

Në një prononcim për median, Balla theksoi se ndryshe nga disa shtete evropiane ku zhvillohen protesta të dhunshme, në Shqipëri numri i policëve të lënduar është më i lartë se ai i protestuesve të dëmtuar.

Duke iu referuar të miturve, ai theksoi se ata nuk duhet të shfrytëzohen si material për përplasje.

“Aktualisht, protesta të tilla po ndodhin në shumë vende të Europës. Ajo që e bën ndryshe Shqipërinë është se dy nga tre personat e paraqitur si të plagosur janë punonjës të policisë. Në vendet e tjera, shumica e të lënduarve janë protestues. Ndiej dhimbje për këdo që pëson lëndime.

Gjaku i Policisë së Shtetit është gjak i shtetit. Të miturit nuk duhet të jenë fare të pranishëm në këto situata, prindërit duhet të mos i lejojnë ata të përdoren si mish për top. Të gjitha shkollat po vijojnë mësimin normalisht. Jamarbër Malltezi nuk është pedagog, po ju sjell me fotografi rreth 50 persona. Sa u përket pedagogëve, numri i profesorëve në universitete është rreth 10 mijë e pak. Sipas jush, duhet të dëgjojmë 735 dhe jo 9400 të tjerët. E gjithë kjo përpjekje për të dëmtuar Shqipërinë dhe për të sulmuar institucionet ka shkaktuar dëme edhe në këtë godinë”, nënvizoi ai./abcnews.al

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha