Në Universitetin e Vlorës, mësimdhënia po vazhdon pa pengesa. Ashtu siç duket edhe në fotografi, studentët ndodhen në salla dhe po ndjekin normalisht ligjëratat. Për momentin nuk ka as bojkot dhe as protesta brenda ambienteve të mësimit, ndërsa procesi arsimor po zhvillohet sipas planit të caktuar.
Ndërkohë, në Tiranë ka filluar marshimi i studentëve dhe i pedagogëve në drejtim të Kryeministrisë.
Këtë të martë, protesta ka mbërritur në ditën e saj të tetë, ndërsa vetëm pak orë më parë, kryeministri Edi Rama kërkoi dialog me të rinjtë dhe studentët.
Burimi: euronews.al










