Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

Bora Zemani pranë Alaudin Hamitit në sezonin e ri të BBVK-së?

Bora Zemani pranë Alaudin Hamitit në sezonin e ri të BBVK-së?

Po i afrohet momenti i nisjes së spektaklit të madh, Big Brother VIP Kosova.

Sidoqoftë, mungesa e Jonida Vokshit pranë Alaudin Hamitit pritet të plotësohet nga një moderatore tjetër që vjen nga Shqipëria.

Gjatë emisionit “Ora Shtatë”, gazetarja e Klan Kosovës, Blerina Shoshi deklaroi se po qarkullojnë zëra se prezantuese e BBVK 5 mund të jetë Bora Zemani, por megjithatë nuk dihet ende nëse është arritur një marrëveshje.

“Sipas informacioneve që kam, po zhvillohen bisedime që Jonidën ta zëvendësojë një kolege nga Shqipëria. Nëse është finalizuar një marrëveshje e tillë, nuk kam ende të dhëna”, theksoi Shoshi.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha