Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Pa dorëheqje nuk ka dialog, protestuesit përmbysin karriget e vendosura nga Rama para Kryeministrisë

Pa dorëheqje nuk ka dialog, protestuesit përmbysin karriget e vendosura nga Rama para Kryeministrisë

Tubimi i protestuesve përballë zyrës së kryeministrit duket se ka hedhur poshtë ftesën për bisedime të kryeministrit Edi Rama, pasi ata kanë larguar karriget që kryeministri kishte vendosur në mënyrë simbolike përpara ndërtesës së qeverisë.

Me sloganin “nuk ka dialog”, studentët e grumbulluar para Kryeministrisë, të shoqëruar edhe nga pedagogët e tyre, kanë hequr karriget dhe refuzojnë çdo ftesë për t’u ulur në bisedime.

Përpara godinës së qeverisë ka qenë e pranishme Manjola Hasa, drejtoresha e MIA, e cila është ofruar si kanal komunikimi për dialog me kryeministrin, por kjo është refuzuar dhe është shoqëruar me thirrjet: “dorëheqje”.

“Kush do dialog, ku të dojë, kur të dojë, edhe këtu po të dojë, unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë”, tha kryeministri Rama në një videomesazh mëngjesin e së martës, pasi vendosi disa karrige të kuqe me mbishkrimin “dialog” përpara kryeministrisë.

Ai gjithashtu ka theksuar se ata nuk janë të mirëpritur dhe se nuk do të dialogojë me persona që kryejnë akte dhune.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha