Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Bota

Koment – Nga Parisi në Tiranë, arsyet e valës së protestave të të rinjve evropianë

Koment – Nga Parisi në Tiranë, arsyet e valës së protestave të të rinjve evropianë
TOPSHOT - Riot police officers take cover as protesters throw molotov cocktail during an anti-government demonstration in central Tirana on October 18, 2026, as protests continued for a sixth consecutive day over university conditions and demands for the resignation of Albania's Prime Minister. Albanian police fired water cannon and tear gas on October 18, 2026, as violent anti-government protests entered a sixth day and Prime Minister rejected demonstrators demands that he resign. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

ROMË, 20 tetor /ATSH-ANSA/ – Protesta urbane, sheshet e mbushura plot dhe transporti i paralizuar po përfshijnë Evropën, duke nxjerrë në rrugë miliona protestues: kjo është situata aktuale që po shfaqet në shumë kryeqytete evropiane.

Mobilizimi masiv, i udhëhequr nga Gjenerata Z (Gen Z), punëtorët dhe sindikatat, kundërshton me forcë rritjen e menjëhershme të kostos së jetesës, krizën e strehimit dhe shkurtimet strukturore në skemat e mirëqenies sociale.

Protestat kanë degjeneruar në përplasje të dhunshme në shumë qytete evropiane.

Më poshtë paraqitet një panoramë e zhvillimeve dhe revoltave në vendet e tjera kryesore evropiane:

FRANCA: Mobilizimi në shkallë kombëtare kundër shkurtimeve në arsimin publik dhe masave shtrënguese po përhapet prej ditësh në të gjithë vendin, duke kulmuar fundjavën e kaluar në një situatë të vërtetë dhune urbane, me barrikada të përfshira nga flakët dhe ndërhyrje të forcave të rendit.

Të paktën 2 400 persona janë ndaluar gjatë orëve të fundit. Protestat kanë paralizuar transportin, ndërsa janë plaçkitur dyqane dhe janë dëmtuar rëndë infrastruktura në Paris, por edhe në Lion, Marsejë, Lilë, Bordo dhe Strasburg.

BELGJIKA: Presioni i inflacionit dhe rritja drastike e kostos së jetesës po nxisin protestat. Në Bruksel, policia përdori autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit që kishin dalë në rrugë kundër rritjes së çmimeve të produkteve të domosdoshme.

Në Liezh, studentët protestuan për të drejtën e arsimimit dhe kundër rritjes së kostove të shkollimit.

SPANJA: Zemërimi është përqendruar te kriza e strehimit, të cilën protestuesit e cilësojnë si “një vjedhje të legalizuar”. Reagimi u përshkallëzua pas dëbimit nga banesa të 87-vjeçares Maricarmen.

Në Madrid dhe Barcelonë, manifestime masive të organizuara nga sindikatat e qiramarrësve mbushën rrugët e qendrave të qyteteve.

Në sheshin Puerta del Sol u ngrit një kamp proteste, ku demonstruesit kërkuan ngrirjen e menjëhershme të qirave, ndalimin e spekulimeve në tregun turistik të pasurive të paluajtshme dhe marrjen nën kontroll të banesave të pabanuara në pronësi të fondeve të mëdha të investimeve.

PORTUGALIA: Në Lisbonë dhe Porto, mijëra njerëz dolën në rrugë kundër humbjes së fuqisë blerëse, rritjes së kostos së jetesës dhe çmimeve të papërballueshme të tregut të pasurive të paluajtshme.

Sipas protestuesve, tregu i banesave është bërë praktikisht i përballueshëm vetëm për investitorët e huaj, duke i detyruar banorët vendas të largohen nga qytetet.

Në sheshin Rossio, në kryeqytetin portugez, është ngritur një pikë e përhershme proteste.

SHQIPËRIA: Studentët dhe të rinjtë po protestojnë masivisht në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit kundër kostove të larta të studimeve universitare dhe mungesës së perspektivave për punësim për brezat e rinj.

Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili ka kërkuar dialog mbi pretendimet e studentëve.

GJERMANIA: Në Berlin dhe në qytete të tjera, mijëra protestues kanë marshuar gjatë ditëve të fundit për të kundërshtuar mënyrën e menaxhimit të tranzicionit energjetik, për të cilin pretendojnë se po rëndon ekskluzivisht mbi taksapaguesit dhe shtresën e mesme të shoqërisë.

Protesta janë zhvilluar gjithashtu nga studentët kundër masave shtrënguese dhe një ligji të ri, i cili, sipas tyre, i ekspozon ndaj rrezikut të rikthimit gradual të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. /os/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha