Cristiano Ronaldo është në krye të listës së futbollistëve më të paguar në botë për vitin 2026, sipas revistës “Forbes”. Ylli portugez i Al Nassr zë vendin e parë me të ardhura totale prej 300 milionë dollarësh, duke lënë pas Lionel Messin dhe Kylian Mbappen.
Në listën e publikuar, argjentinasi Lionel Messi, futbollist i Inter Miamit, renditet i dyti me 145 milionë dollarë të ardhura, ndërsa francezi Kylian Mbappé, ylli i Real Madridit, zë vendin e tretë me 100 milionë dollarë.
Në pozicionin e katërt është sulmuesi norvegjez Erling Haaland i Manchester Cityt, me 85 milionë dollarë, i ndjekur nga braziliani Vinicius Junior, bashkëlojtar i Mbappés te Real Madridi, me 76 milionë dollarë.
Talenti spanjoll Lamine Yamal, pjesë e Barcelonës, renditet i gjashti me 55 milionë dollarë, ndërsa senegalezi Sadio Mane, i cili luan te Al Nassr, zë vendin e shtatë me 54 milionë dollarë.
Në vendin e tetë është anglezi Jude Bellingham i Real Madridit, me 45 milionë dollarë të ardhura. Pas tij vjen bashkëkombësi Harry Kane, sulmues i Bayern Munichut, me 42 milionë dollarë.
Listën e dhjetë futbollistëve më të paguar e mbyll Mohamed Salah, me të ardhura prej 40 milionë dollarësh, sipas të dhënave të paraqitura.
Lista e 10 futbollistëve më të paguar për vitin 2026:
Cristiano Ronaldo – 300 milionë dollarë
Lionel Messi – 145 milionë dollarë
Kylian Mbappé – 100 milionë dollarë
Erling Haaland – 85 milionë dollarë
Vinicius Junior – 76 milionë dollarë
Lamine Yamal – 55 milionë dollarë
Sadio Mané – 54 milionë dollarë
Jude Bellingham – 45 milionë dollarë
Harry Kane – 42 milionë dollarë
Mohamed Salah – 40 milionë dollarë
Burimi: kohajone.com









