Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Tensione mes Zidanit dhe Mbappés për rolin e tij te Real Madrid

Tensione mes Zidanit dhe Mbappés për rolin e tij te Real Madrid
Foto: reporteri.al

Marrëdhënia mes Kylian Mbappës dhe Zinedine Zidanes nuk po zhvillohet ashtu siç pritej në përfaqësuesen e Francës.

Sipas raportimeve të gazetës “L’Équipe”, mes përzgjedhësit dhe kapitenit francez kanë lindur disa mospajtime, kryesisht lidhur me pozitën e sulmuesit në fushë.

Mosmarrëveshja për pozitën në fushë

Problemi nisi gjatë grumbullimit të fundit, kur Zidane vendosi ta vendoste Mbappën në krahun e majtë, ndërsa Ousmane Dembélé luante si sulmues qendror.

Ky vendim nuk i pëlqeu yllit të Real Madridit, i cili preferon të luajë në qendër të sulmit, aty ku mund ta shfrytëzojë më mirë aftësinë e tij para portës.

Sipas mediumit francez, komunikimi mes dy protagonistëve ishte gjithashtu i kufizuar gjatë grumbullimit të kaluar.

Ndikimi i problemeve shëndetësore

Situatën e ndikuan edhe problemet shëndetësore të Mbappës, i cili qëndroi i izoluar në dhomën e tij në qendrën stërvitore të Clairefontaine, përpara se të kthehej në Madrid për trajtim.

Zidane dëshiron ta përmirësojë marrëdhënien me kapitenin e tij dhe tashmë ka paralajmëruar se Mbappe do të luajë në pozitën e preferuar në ndeshjet e ardhshme.

Mungesa e Dembélés për shkak të lëndimit ia lehtëson këtë vendim trajnerit, por mbetet të shihet nëse situata do të ndryshojë edhe kur të gjithë sulmuesit të jenë në dispozicion.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha