Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Osmani: Vetëvendosje vetëm ka ndërruar bosët, oligarkët ende kontrollojnë

Osmani: Vetëvendosje vetëm ka ndërruar bosët, oligarkët ende kontrollojnë
Foto: reporteri.al

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, e ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke e akuzuar për standarde të dyfishta dhe për dështim në përmirësimin e qeverisjes.

Kritika në Kuvend

Gjatë një debati në Kuvend, Osmani tha se Lëvizja Vetëvendosje, gjatë viteve në pushtet, vetëm ka ndërruar njerëzit që, sipas saj, kontrollojnë politikën dhe biznesin.

Duke iu referuar mbështetjes së bizneseve gjatë pandemisë, ajo tha se edhe atëherë kishte kritikuar mënyrën e ndarjes së fondeve.

Akuza për oligarkët

“I keni ndërru bosat e krimit, i keni ndërru oligarkët, bosat e biznesit. Oligarkët i kanë kontrollu ata përpara, oligarkët po ju kontrollojnë edhe juve”, deklaroi Osmani.

Ajo e kritikoi edhe pushtetin për arsyetimin e stagnimit, në vend që, sipas saj, të reflektojë për përmirësimin e qeverisjes.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha