Barcelona rikthehet në aksion në La Liga pas pushimit ndërkombëtar, ku sot pret Villarrealin në xhiron e 13-të të kampionatit spanjoll.
Barcelona synon të mbrojë kreun e tabelës
Skuadra e Hansi Flickut synon ta vazhdojë serinë pozitive dhe të mbrojë vendin e parë në tabelë, ku ka 33 pikë, tri më shumë se Real Madridi. Katalunasit vijnë në këtë përballje pas fitores 2:1 ndaj Atletico Madridit, ndërsa synojnë tri pikët e radhës para një kalendari të ngarkuar me ndeshje.
Villarreali synon rezultat pozitiv në Barcelonë
Në anën tjetër, Villarreali udhëton në Barcelonë me synimin për të marrë një rezultat pozitiv. Skuadra mysafire ka treguar se mund t’i shkaktojë probleme Barcelonës edhe jashtë shtëpisë, ndërsa përballjet mes këtyre dy skuadrave shpesh kanë dhuruar shumë gola.
Një nga emrat që pritet të jetë në qendër të vëmendjes është Lamine Yamal, i cili ka shënuar pesë gola në gjashtë paraqitje ndaj Villarrealit në La Liga.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin Spotify Camp Nou, me fillim nga ora 14:00.

Burimi: www.gazetaexpress.com










