Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Rabiot: Italia ishte më e mirë, humbja është pjesë e rrugëtimit

Rabiot: Italia ishte më e mirë, humbja është pjesë e rrugëtimit
Foto: telesport.al

“Nuk ka asgjë për t’u alarmuar. Kjo humbje ndaj Italisë është pjesë e rrugëtimit. Siç na tha trajneri pas ndeshjes, nuk është asgjë serioze”, deklaroi mesfushori francez Adrien Rabiot pas humbjes 3-1 ndaj Italisë në Nations League.

Rabiot flet për humbjen dhe për performancën e skuadrës

Më tej, ai tha: “Natyrisht, jemi të zhgënjyer, por kështu ndodh. Bëmë gabime në situata të caktuara, megjithatë zhvilluam një lojë të mirë. Italia thjesht ishte më konkrete në pjesën e dytë dhe duhet t’ua njoh meritën.

Lavdërime për portierin Donnarumma

“Donnarumma ishte i shkëlqyer. E dimë që është portieri më i mirë në botë, pa asnjë dyshim. Ai ishte vendimtar në të paktën tri ose katër raste“, tha francezi.

Në fund, Rabiot tha: “Por nuk ishte vetëm ai, të gjithë lojtarët e Italisë u paraqitën mire se ne. Kjo ndeshje do t’i japë Italisë shumë vetëbesim.”

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha