Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Sport

PSG-Barcelona, një duel i veçantë mes Dembele dhe Yamal edhe për Topin e Artë

PSG-Barcelona, një duel i veçantë mes Dembele dhe Yamal edhe për Topin e Artë

Ndeshja mes PSG-së dhe Barcelonës pritet të ofrojë një spektakël të vërtetë, jo vetëm sepse përballen dy nga skuadrat më të mira të momentit, por edhe për shkak të duelit mes dy yjeve të futbollit botëror: Ousmane Dembélé dhe Lamine Yamal.

Në stadiumin “Parc des Princes”, të gjithë sytë do të jenë nga dy futbollistët që kanë dalluar që në nisje të sezonit dhe që shihen si ndër kandidatët kryesorë për të fituar Topin e Artë në të ardhmen.

Statistikat tregojnë një garë interesante mes dy sulmuesve. Dembele numëron 13 paraqitje me klubin dhe kombëtaren, ku ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 6 asistime. Francezi vazhdon të jetë një nga pikat më të rëndësishme të sulmit të PSG-së dhe të përfaqësueses së Francës.

Megjithatë, të dhënat e Lamine Yamal janë edhe më mbresëlënëse. Talenti i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle ka luajtur 15 ndeshje, në të cilat ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 11 asistime. Këto shifra dëshmojnë ndikimin e tij në lojën e katalanasve dhe rritjen e vazhdueshme të një prej talenteve më të mëdha të futbollit aktual.

Përveç objektivit për të siguruar një rezultat pozitiv në Champions League, kjo përballje do të jetë edhe një mundësi për të dy lojtarët që të konfirmojnë statusin e tyre mes yjeve të futbollit botëror.

90 minuta mund të bëjnë diferencën jo vetëm në garën europiane, por edhe në rrugëtimin drejt Topit të Artë. Dembélé kërkon të tregojë vlerat e tij përballë kampionëve të Spanjës, ndërsa Yamal synon të vazhdojë serinë e paraqitjeve mbresëlënëse.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha