Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Sport

Në pritje të vendimit, Daily Mail paralajmëron penalizim me pikë për Manchester City-n

Në pritje të vendimit, Daily Mail paralajmëron penalizim me pikë për Manchester City-n

Manchester City rrezikon të përballet me një nga dënimet më të rënda në historinë e futbollit anglez. Klubi i Manchesterit akuzohet për më shumë se 100 shkelje financiare dhe, sipas raportimeve të mediave britanike, mund të përballet me sanksione të ashpra.

Sipas Daily Mail, përjashtimi i plotë nga futbolli profesionist dhe dërgimi në League Two, kategoria e katërt angleze, konsiderohet një skenar pak i mundshëm. Në vend të kësaj, më realiste shihet mundësia e një penalizimi të rëndë me pikë, i cili mund ta çonte Manchester Cityn drejt rënies nga kategoria.

Por problemet për kampionët anglezë mund të mos mbarojnë me kaq. Përveç një gjobe të konsiderueshme financiare, klubi rrezikon edhe një zbritje tjetër pikësh, e cila mund ta detyronte të qëndronte në Championship, kategoria e dytë angleze, për të paktën dy sezone.

Tani, vëmendja është përqendruar te vendimi përfundimtar, i cili mund të ketë pasoja të mëdha për të ardhmen e klubit dhe të ndryshojë ndjeshëm situatën në futbollin anglez.

Nga ana tjetër, Manchester City ka mohuar vazhdimisht shkeljet dhe ka mbrojtur pafajësinë e tij. Pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të reja për një çështje që mund të tronditë një nga klubet më të fuqishme të futbollit evropian.

Burimi: www.balkanweb.com

Të fundit Të gjitha