José Mourinho vlerësoi paraqitjen e Real Madridit në pjesën e dytë kundër PSV-së, ndikimin e zëvendësimeve dhe kontributin e Bellingham. Ai nuk pranoi të zbulonte bisedën e zhvilluar në pushim: “Dhoma e zhveshjes është si Las Vegas, ajo që ndodh në Las Vegas, mbetet në Las Vegas. Kemi folur, jemi miq dhe kemi biseduar”.
Bellingham, ndryshimi në lojë
Për Jude Bellingham: “Ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme, e ndryshoi lojën dhe shënoi një gol fantastik. Ndoshta gabova kur mendova se mund të fitonim pa të. Desha ta ruaja sa më shumë, por kam një stol të jashtëzakonshëm dhe prania e tij aty ishte vendimtare.
Për mua, ai është mesfushori më i mirë në botë. Mund të luajë si numër 10 apo 8. Skandali i vërtetë ishte që nuk u përfshi as në dhjetëshen e parë të Topit të Artë”.
Përmbysja në pjesën e dytë
Për përmbysjen në pjesën e dytë: “Në pushim zgjodha tri-katër pamje për t’u treguar lojtarëve gabimet që po bënim. Një pamje vlen sa një mijë fjalë. Në pjesën e parë ishim shumë keq, ndërsa në të dytën ndryshuam gjithçka. PSV-ja na dominoi plotësisht në 45 minutat e para”.
Çfarë duhet përmirësuar
Për atë që nuk i pëlqeu: “Kemi shumë gjëra për të përmirësuar. I nisim keq ndeshjet dhe ky është një problem që duhet ta zgjidh unë. Fakti që fituam tregon se bëmë gjëra të mira për ta ndryshuar situatën, por me rreziqet që po marrim mund të kemi pasoja. Nuk dua ta përjetoj më këtë ndjesi”.
Bellingham si lider: “Është një lider natyral. Ka kërkesa shumë të larta ndaj vetes, nuk e fsheh frustrimin, por e lufton atë përmes punës dhe shembullit që jep. Ai vuri në lëvizje motorin dhe të gjithë filluan të funksiónojnë ndryshe”.
Burimi: telesport.al









