Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Sadiku: Kosova ka ushqyer 20 vjet me populizëm

Sadiku: Kosova ka ushqyer 20 vjet me populizëm
Foto: gazetaexpress.com

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka kritikuar qasjen ndaj politikave zhvillimore në vend, duke thënë se politikanëve u mungon guximi për të prezantuar ide që mund të sjellin ndryshime. Ai foli në emisionin “Click” në RTV21.

Populizmi dhe frika nga reagimi

Sadiku ka vlerësuar se Kosova, për rreth 20 vjet, është karakterizuar nga populizmi. Sipas tij, frika nga reagimi i qytetarëve ndaj skemave sociale po e pengon diskutimin e ideve zhvillimore.

“Mendoj se po kemi ide, por nuk po kemi boll guxim të flasim për ide zhvillimore në një vend që për 20 vjet është ushqyer me populizëm. Po i frikësohemi pak a shumë reagimit të popullit me këto skema sociale”, ka deklaruar Sadiku.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha