Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Lara Colturi fiton medaljen e parë për Shqipërinë në Kupën e Botës në skitë alpine

Lara Colturi fiton medaljen e parë për Shqipërinë në Kupën e Botës në skitë alpine
Foto: top-channel.tv

Lara Colturi shkruan historinë e sportit shqiptar

Në moshën 20 vjeçare, skiatorja që garon për ngjyrat kuqezi në Kupën e Botës së Skive Alpine arriti të triumfojë në ndalesën e radhës, në Gurgl të Austrisë, në disiplinën e Slalomit. Koha e përgjithshme ishte 1 minutë 45 sekonda e 47 të qintat.

Pas dy vendeve të dyta në Soelden dhe Levi, për Lara Colturin ishte e treta e vërteta. 20 vjeçarja arriti të ngjitet në shkallën më të lartë të podiumit në tokën austriake, duke bërë që të dëgjohet himni kombëtar shqiptar.

Zbritja e parë

Që dita do të ishte e Lara Colturit u kuptua që në zbritjen e parë të ndalesës së Gurgl. Pavarësisht kushteve jo optimale atmosferike, ku vizibiliteti i pistës ishte i vështirë në fazat e para të garës, Lara Colturi arriti ta përshkojë pistën me kohën 51 sekonda e 94 të qintat. Ishte një kohë fantastike, ku më mirë se ajo bëri vetëm Anna Sëenn Larsson. Skiatorja kuqezi la pas emra si Paula Moltzan, Emma Aicher dhe Camille Rast.

Zbritja e dytë dhe fitorja

Edhe zbritja e dytë ishte e jashtëzakonshme për Lara Colturin, e cila realizoi kohën 53 sekonda e 53 të qintat. Me kohën totale 1 minutë 45 sekonda e 47 të qintat, ajo shënoi fitoren e parë në karrierë, e cila është edhe fitore e parë për të gjithë skinë shqiptare.

Sara Hector u rendit e dyta, ndërsa Anna Sëenn Larsson u rendit e treta.

Burimi: top-channel.tv

Të fundit Të gjitha