Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Kupa e Shqipërisë mbyllet sot me gjashtë ndeshje

Kupa e Shqipërisë mbyllet sot me gjashtë ndeshje
Foto: albeu.com

Turi i dytë i Kupës së Shqipërisë përfundon sot me gjashtë takime, të cilat nisin njëkohësisht në orën 13:00. Ndeshjet luhen me eliminim direkt.

Mes përballjeve dallohet ajo e Pogradecit, që pret Kukësin, dhe dueli i Bylisit me Besëlidhjen. Interes pritet të ketë edhe takimi mes Besës së Kavajës dhe Korabit.

Përballjet e tjera të ditës

Në ndeshjet e tjera, Iliria e Fushë Krujës pret Luftëtarin, Flamurtari luan kundër Butrintit, ndërsa Kastrioti përballet me Eagle Football.

Një ditë më parë, Skënderbeu siguroi kalimin në turin tjetër duke mposhtur Apoloninë, ndërsa Laçi eliminoi Shirokën.

Ndeshjet e sotme

Kastrioti – Eagle Football

Besa – Korabi

Iliria – Luftëtari

Pogradeci – Kukësi

Flamurtari – Butrinti

Bylis – Besëlidhja

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha