Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Hoxha Labinot Maliqi: GTA 6 është haram për fëmijët

Hoxha Labinot Maliqi: GTA 6 është haram për fëmijët
Foto: reporteri.al

Hoxha Labinot Maliqi ka reaguar lidhur me përmbajtjen e lojës së shumëpritur “GTA 6”, duke u bërë thirrje prindërve që të mos ua blejnë atë fëmijëve, ndërsa ka thënë se as të rriturit nuk duhet ta luajnë.

Shqetësimi për përmbajtjen e lojës

Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, Maliqi ka pretenduar se loja përmban dhunë brutale, vrasje, lakuriqësi, përmbajtje të turpshme, si dhe përdorim të drogës dhe alkoolit, sipas Insajderit.

“Sipas vlerësimeve zyrtare të ESRB në ShBA dhe PEGI në Evropë, loja GTA 6 përmban dhunë brutale, vrasje, lakuriqësi, përmbajtje të turpshme dhe përdorim të drogës e alkoolit. Fakti që kjo lojë është klasifikuar për të rritur, nuk do të thotë se përmbajtja e saj është e pranueshme nga ana morale dhe fetare”, deklaroi Maliqi.

Thirrja për përgjegjësi prindërore

“Përgjegjësia për edukimin e fëmijëve fillon me shembullin që e japim. Jo çdo lojë elektronike është e ndaluar, por jo çdo gjë që quhet lojë është e lejuar”, përmbyll shkrimin ai.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha