Edhe pse është ende aktiv dhe një nga portierët më të mirë në botë, Thibaut Courtois ka menduar tashmë për atë që do të bëjë pasi t’ia ndalë futbollit. Belgu është pjesë e “NXTPLAY Capital”, një fond investimi që përqendrohet në sportin, median, teknologjinë dhe markat e konsumit.
Propozimi për Reggianën
Fondi, ku Thibaut Courtois dhe Gonzalo Vila janë aksionarët kryesorë, ka paraqitur së fundmi një propozim për të blerë 100 për qind të aksioneve të klubit italian Reggiana, që luan në Serie C.
Reggiana nuk do të jetë klubi i parë nën pronësinë e Courtois dhe Vila. Dyshja ka investuar më parë edhe në klubin francez Le Mans FC dhe në klubin belg KRC Genk. Sipas Courtois, qëllimi është “të ndërtojnë diçka për të cilën banorët e Reggio Emilias mund të jenë krenarë: një klub ambicioz në fushë, pranë komunitetit dhe i krijuar për t’u zgjatur në kohë”.
Zhvillimi i lojtarëve të rinj
Courtois theksoi se një nga prioritetet do të jetë ofrimi i një mjedisi të duhur për lojtarët e rinj. “T’u ofrojmë lojtarëve të rinj mjedisin e duhur për t’u zhvilluar, do të jetë thelbi i çdo gjëje që bëjmë”, tha portieri belg.
Burimi: telesport.al










