Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Bayern kërkon shifrën rekord për Olise

Bayern kërkon shifrën rekord për Olise
Foto: telesport.al

Bayern Munich po punon për të rinovuar kontratën aktuale me Michael Olise, e cila skadon në vitin 2029. Interesi ndaj francezit po rritet nga klubet e tjera, sidomos nga Real Madridi.

Pavarësisht përpjekjeve për rinovim, AS zbulon se klubi bavarez e vlerëson yllin francez në 300 milionë euro, në rast se do të pranonte të largohej përfundimisht.

Kjo shifër e kalon rekordin e vendosur nga Neymar në vitin 2017, kur ai u transferua nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro. Deri tani nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare nga Real Madridi apo nga klubet e tjera për Olise. Megjithatë, nëse ai heziton të rinovojë, pritet që në verën e ardhshme të ketë oferta konkrete.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha