Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Vjosa, udhëtim mes lumit, burimeve termale dhe historisë

Vjosa, udhëtim mes lumit, burimeve termale dhe historisë
Foto: abcnews.al

Lugina e Vjosës ofron një itinerar të veçantë turistik që ndërthur bukuritë natyrore, aktivitetet sportive, traditat kulinare dhe trashëgiminë historike të jugut të Shqipërisë, shkruan Zayaan Marthinus në revistën dhe platformën online të specializuar në udhëtime, turizëm, destinacione natyrore dhe përvoja turistike “Getaway Magazine”.

Nga Përmeti te Grykë e Këlcyrës

Udhëtimi nis në Përmet, ku vizitorët mund të shijojnë raftingun në Vjosë, burimet termale të Bënjës dhe glikonë tradicionale, për të vijuar drejt Grykës së Këlcyrës dhe Kalasë së Tepelenës.

Delta e Vjosës dhe Zvërneci

Ndalesa e fundit është Delta e Vjosës, Laguna e Nartës dhe Zvërneci, zona të njohura për biodiversitetin, shpendët shtegtarë dhe peizazhet karakteristike.

Për të eksploruar këto destinacione dhe për të përjetuar nga afër vlerat natyrore e kulturore të rajonit, rekomandohet një qëndrim prej tri ditësh.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha